
Bilanc i frikshëm në Gaza, rreth 28 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Të paktën 27,708 palestinezë janë vrarë dhe 67,147 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, sipas një deklarate nga ministria e shëndetësisë e enklavës palestineze sot.
Në 24 orët e fundit, 123 palestinezë janë vrarë dhe 169 janë plagosur.
Ndërkohë në një deklaratë të publikuar në faqen e ushtrisë izraelite thuhet se në përleshjet në veri të Rripit të Gazës, ka humbur jetën majori David Shakuri (30), zëvendëskomandant i Batalionit 601 të Brigadës 401 të Inxhinierisë Luftarake.
Me vdekjen e Shakurit, numri i ushtarëve izraelitë të vrarë që nga 7 tetori, kur filluan sulmet në Rripin e Gazës, është rritur në 563, përfshirë 226 gjatë pushtimit tokësor.
Sipas të dhënave të përditësuara në faqen e ushtrisë, sot numri i ushtarëve izraelitë të plagosur ka arritur në 2.828, prej të cilëve 1.304 janë plagosur që nga fillimi i sulmeve tokësore.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128