Bisedimet për paqe, Zelensky: Do jemi në Stamboll të hënën për takimin me Rusinë!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se Ukraina do të marrë pjesë në takimin e propozuar nga Rusia, që do të zhvillohet të hënën në Stamboll.
Në një mesazh në rrjetin Telegram, Zelensky tha se kishte përcaktuar pozicionet e Ukrainës përpara këtij takimi, pas konsultimeve me zyrtarët e qeverisë së tij.
Në krye të delegacionit ukrainas do të jetë ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, i cili ka udhëhequr edhe raundin e parë të negociatave në muajin maj.
Sipas presidentit ukrainas, prioritetet kryesore të delegacionit të tij janë arritja e një armëpushimi të plotë dhe pa kushte, si dhe kthimi i të burgosurve dhe i fëmijëve ukrainas, që sipas Kievit janë rrëmbyer nga autoritetet ruse gjatë luftës.
Takimi në Stamboll shihet si një përpjekje e re për të rifilluar dialogun mes dy palëve, pas muajsh përplasjesh në front dhe tensionesh diplomatike.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

