E tradhton foto-ja me Nusretin/ Pas festivalit Rama shikon dhe finalen e Champions League në Mynih

I lënë pas dore nga politika Europiane, të cilët e takojnë vetëm kur vijnë në Tiranë, Edi Rama duket se ka nisur një fushatë për të takuar personazhe të njohur, që të mbajë veten në arenën ndërkombëtare.
Pas takimit me youtuberin e njohur gjatë festivalit të Champions League, Rama gjatë finales së CHL ka takuar kuzhiniero-biznesmenin me origjinë turke, Nusret Gokçe i cili ka publikuar një foto me Rama.
Nusret ka publikuar foto me personalitete të shumtë nga mbrëmja mes tyre dhe Ramën, siç mund ta shikoni dhe më poshtë. Ai shkruan në dedikimin për Ramën: Më shumë se një Mbret!
Nusret Gökçe, i njohur më mirë si Salt Bae, është një shef kuzhine dhe pronar restorantesh. Teknika e Gökçe për përgatitjen dhe spërkatjen e mishit u bë një meme në internet në janar 2017. Ai themeloi Nusr-Et, një zinxhir restorantesh luksoze për biftek.
Që nga viti 2021, Nusr-Et ka degë në Turqi, Greqi, Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe Arabinë Saudite. Emri i zinxhirit të restoranteve vjen nga emri i tij dhe et, që do të thotë "mish" në turqisht.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

