Bizneset në Santorini të shqetësuar për turizmin, ulet numri i prenotimeve

Yiannis Constantinou zotëron një hotel në ishullin grek të Santorinit. Ai po përgatitet të mirëpresë turistët në Mars, pavarësisht një seri tërmetesh në destinacionin e njohur turistik.
“Rezervimet janë ndalur. Nuk kemi anulime serioze, janë ato që priten, njësoj si vitet e kaluara, por sigurisht që ritmi i prenotimeve është ulur. Të gjithë presin të shohin se çfarë po ndodh, si ne ashtu edhe ata që duan të vijnë këtu”.
Constantinou thotë se punonjësit janë larguar gjithashtu nga ishulli dhe është në kërkim të stafit të ri. Pronari i hotelit përpiqet të jetë optimist përpara një prej periudhave të pushimeve për turistët grekë, Pashkëve Ortodokse.
Ndër turistët e paktë që ndodhen në Santorini është 19-vjeçari Aoba Sato nga Tokio. Ai shprehet se nuk e dinte për tërmetet në momentin që bëri rezervimin në ishull.
Përshtypja e tij e parë, tha ai, ishte se rrugët ishin shumë të qeta dhe bosh, por ai nuk kishte frikë, duke argumentuar se tërmetet në Japoni janë një fenomen jo i panjohur.
-
Hamasi i dorëzon dy pengje të tjera izraelite Kryqit të Kuq në Gaza
22 Shkurt, 10:02
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

