Debati Trump-Musk! Mediat amerikane: Manjati i teknologjisë telefonoi presidentin, para se të shprehte keqardhjen për kritikat e “tepruara”

11 Qershor 2025, 22:20 / BOTA ALFA PRESS

Debati Trump-Musk! Mediat amerikane: Manjati i teknologjisë telefonoi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, thotë se është “mirënjohës” për keqardhjen e shprehur nga Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, i cili pranoi se “e teproi” me kritikat ndaj aleatit të tij, dikur të ngushtë.

“Presidenti e pa postimin që Elon Musk bëri këtë mëngjes dhe është mirënjohës”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, gjatë një takimi me gazetarët.

Zëdhënësja sqaroi se administrata Trump nuk ka filluar të shqyrtojë asnjë nga kontratat e shumta që kompanitë e Musk kanë lidhur me qeverinë federale.

Sipas gazetës New York Times, e cila citon tre burime, Trump mori një telefonatë nga Musk të hënën vonë në mbrëmje, pas së cilës miliarderi shprehu keqardhje për disa nga postimet që bëri javën e kaluar. Megjithatë, gazeta nuk specifikoi se për cilat postime i referohej.

Pas “keqardhjes” së Muskut, Trump i tha Neë York Post: “Mendoj se është një gjë shumë e mirë që e bëri këtë.”

 

Po ndodh...

ide