”Serbinë s’do e gjejmë më aq dobët”, Mehmeti: Pas Europianit, niveli i Kombëtares ka rënë

11 Qershor 2025, 21:43 / SPORT ALFA PRESS

”Serbinë s’do e gjejmë më aq dobët”,

Ish-trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti ka folur për dështimin e Shqipërisë në Letoni teksa kuqezinjtë barazuan me rezultatin 1-1 duke i çuar thuajse në zero shanset për të siguruar vendin e dytë në grup.

Duke folur në Ora News, Mehmeti u shpreh se Sylvinho pas Europianit nuk ka arritur dot të impelentojë filozofinë e tij dhe ka pasur gjatë gjithë kohës oshilacione përsa i përket interpretimit të lojës.

Ai gjithashtu tha se ndeshja me Serbinë duhej fituar pasi kundërshtari nuk ishte në ditën e tij më të mirë kjo për mungesat por edhe për problemet e tyre brenda grupit.

Mehmeti: “Sylvinho mendoj pas Europianit nuk ka arritur dot të implementojë filozofinë e tij dhe nuk kemi parë një automatizim të veprimeve, të kemi një skuadër me një mënyrë loje por kemi pasur gjatë gjithë kohës oshilacione përsa i përket interpretimit të lojës.

Ka qenë shumë strikt përsa i përket edhe zgjedhjeve të tij. Pra është një trajner që pavarësisht se vjen nga Brazili por është i edukuar me një filozofi italiane. Është shumë i ekuilibruar në taktika.

Me Serbinë mendoj se kemi interpretuar një ndeshje shumë të mirë. I vetmi që i dha impuls pozitiv në aspektin ofensiv ishte Broja me Anglinë.

Po ta shikojmë edhe me Serbinë ishte i vetmi që arriti të vinte në vështirësi mbrojtjen kundërshtare.

Mendoj se atë Serbi ne nuk do ta gjejmë më në atë nivel dhe në atë aspekt psiko-fizik sepse kishte edhe mungesa por kishte edhe probleme brenda grupit.”

 

Po ndodh...

ide