Dëbimi nga SHBA i emigrantëve nga Venezuela, Gjykata e Apelit ende pa vendim

25 Mars 2025, 15:03 / BOTA ALFA PRESS
Dëbimi nga SHBA i emigrantëve nga Venezuela, Gjykata e Apelit ende pa

Gjatë shqyrtimit të urdhrit të Presidentit Trump për dëbimin e emigrantëve venezuelianë, një gjyqtare e Apelit kritikoi përdorimin e Aktit të Armiqve të Huaj, duke e cilësuar trajtimin e tyre më të keq se ai ndaj nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa vendimi përfundimtar i Gjykatës së Apelit ende mungon, Trump ka kërkuar shkarkimin e një gjykatësi federal, duke shkaktuar reagime të forta nga Gjykata e Lartë dhe avokatët e të drejtave civile.

Emigrantët venezuelianë po trajtohen më keq se sa nazistët gjatë luftës së dytë botërore.

Ky ka qenë komenti I një prej gjyqtarëve të Apelit në SHBA, në procesin ku po shqyrtohet kërkesa e administrata Trump për të rrëzuar vendimin e Gjykatës Federale  që pezulloi urdhrin e Presidentit të SHBA për dëbimin e emigrantëve.

Gjate seances, gjykatësja Patricia Millett shprehu shqetësimin e saj se si përdorimi i Aktit të Armiqve të huaj nga Trump u privoi emigranteve, çdo të drejtë të procesit të rregullt ligjor për të kundërshtuar pretendimin e qeverisë se ata janë anëtarë bandash.

Ndërsa Gjykata e Apelit nuk ka marrë ende një vendim mbi ligjshmërinë e urdhrit të Trump, Presidenti amerikan ka kërkuar shkarkimin e James Boasberg, i cili vendosi më 15 mars bllokimin e deportimeve

Kjo thirrje nuk u prit mire nga kreu i Gjykatës së Lartë të SH.B.A.-së, John Roberts, i cili deklaroi se mosmarrëveshjet me vendimet gjyqësore duhet të zgjidhen nëpërmjet apelimeve, jo kërcënimeve.

Reagim pati edhe nga, Lee Gelernt, një avokat i Unionit Amerikan për Liritë Civile (ACLU) që përfaqëson emigrantët venezuelianë, i cili u kundërpërgjigj se mohimi i procesit të rregullt nuk mund të justifikohet nga shqetësimet e sigurisë kombëtare.

Po ndodh...