
Deklaratat e dy shtetasve kinezë që luftonin kundër Ukrainës: Forcat ruse nuk janë aq të forta sa pretendojnë...

Dy shtetas kinezë të kapur duke luftuar kundër Ukrainës thanë gjatë një konference për shtyp se ishin “ushqyer me gënjeshtra” nga Rusia dhe se forcat e Vladimir Putin nuk ishin aq të forta sa pretendonin.
Ushtarët, Wang Guanjung dhe Zhang Renbo u kapën duke luftuar për Rusinë në Ukrainën lindore në fillim të këtij muaji.
Të lidhur me duar dhe të veshur me veshje ushtarake në një konferencë të organizuar nga Ukrinform, agjencia kombëtare e lajmeve ukrainase, dyshja thanë: “E gjithë Rusia na ka ushqyer me gënjeshtra.
Rusia nuk është aq e fortë sa pretendojnë dhe Ukraina nuk është aq e prapambetur sa thonë ata.”
Zhang dhe Wang thanë se ishin zënë rob menjëherë pasi arritën në vijën e frontit dhe nuk kishin vrarë asnjë trupë ukrainase.
Presidenti Zelensky kërkoi që Pekini të shpjegonte pse ushtarët kinezë, po luftonin për Rusinë.
Të dy ushtarakët theksuan se nuk po luftonin në emër të Kinës dhe nuk kishin lidhje me autoritetet shtetërore kineze, por ata u rekrutuan si mercenarë përmes reklamave në internet.
Wang tha se ai ishte rekrutuar përmes një reklame në TikTok.
Ai u tha gazetarëve se më pas udhëtoi përmes autobusëve për në Kazan në Rusinë jugperëndimore, përpara se të kalonte nëpër Rostov-on-Don dhe të hynte në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, ku u regjistrua në ushtri me z. Zhang.
Ndërsa Zhang u tha gazetarëve se ishte në Rusi si turist kur vuri re një reklamë me ofertën prej dy milionë rubla (18,400 £) dhe vendosi të regjistrohej.
Të pyetur për kushtet brenda kampeve ruse, të burgosurit kinezë përshkruan mungesën e ujit dhe energjisë elektrike.
Zelensky tha javën e kaluar se kishte të paktën 155 shtetas kinezë që luftonin për Rusinë, një pretendim që Pekini e ka hedhur poshtë si “të papërgjegjshëm”.
Kina mohon që një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të saj të shërbejnë në forcat e armatosura ruse, duke thënë se i këshillon shtetasit që “të shmangin pjesëmarrjen në operacionet ushtarake të çdo pale” dhe është një “mbështetës i vendosur” i paqes në Ukrainë.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128