Dështon zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. LDK- AAK dhe PDK votojnë kundër raportit për verifikimin e mandateve
15 Prill 2025, 12:53 / KOSOVA
Nuk është miratuar raporti i komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve në Kosovë.
Kjo është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë, e çon në ndërprerjen e seancës konstituive.
Një pjesë e deputetëve janë larguar nga salla e seancave plenare. Ndërkohë që anëtarët e komisionit janë duke diskutuar me kryesuesin e seancës për të vendosur si do të vazhdohet tutje.
Sipas rregullores së seancës së Kuvendit të Kosovës ndërprerja nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë.
Kundër rregullores votuan LDK, AAK dhe PDK. Lista Serbe abstenoi. LVV, NISMA dhe grupi multietnik votoi pro. Në sallë ishin prezent 113 deputetë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
