Detajet e rënda/ Dy fëmijë në mesin e të vdekurve në masakrën e Cetinjes, humbën jetën edhe pronari i lokalit e familjarë të autorit, 4 persona në spital

Dy fëmijë ishin në mesin e të vdekurve të masakrës në Cetinje të Malit të Zi.
Policia është në kërkim të Aco Martinoviçit nga Cetinja, autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili vijon të jetë në arrati.
Katër persona të cilët besohet se janë plagosur nga i dyshuari Martinoviç ndodhen në Qendrën Klinike.
Martinoviç ka nisur të qëllojë në tavernën e lokalit “Velestovo”, afër Qendrës Sportive.
Media vendase “Vijesti” shkruan se në atë lokal ka pasur një përleshje pas së cilës i dyshuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.
Ministri i Punëve të Brendshme, Danilo Sharanoviç, ka njoftuar se në tragjedi ka humbur jetën edhe pronari i restorantit “Velestovo” dhe disa anëtarë të familjes së tij.
Sharanoviç tha gjithashtu se në mesin e viktimave ishin edhe anëtarët e familjes së Aco Martinoviçit, i dyshuari kryesor.
“Të gjitha kapacitetet në dispozicion të administratës policore, në krye me drejtorin e Drejtorisë së Policisë, ndodhen në Cetinje me qëllim arrestimin e të dyshuarit për këto vrasje, disa persona janë vrarë, duke përfshirë pronarin e lokalit dhe disa anëtarë të familjes së tij, si dhe anëtarëve të familjes së të dyshuarit për vrasje”, tha Saranoviç.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
