Donald Trump gjobitet sërish për shkelje

Gjykatësi Juan M. Merchan e ka gjobitur sërish ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, me 1000 dollarë gjobë për shkelje e urdhrit që të mos flasë publikisht për dëshmitarët, raporton agjencia “AP”.
Ai është paralajmëruar se në rast të shkeljes së ardhshme do të dënohet me burgim.
Merchan tha se deklarata e Trumpit “kërcënon të ndërhyjë në administrimin e drejtë të drejtësisë dhe përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sundimit të ligjit”.
“Nuk mund të lejoj që kjo të vazhdoj. Sado që nuk dua të marrë vendimin për të sanksionuar me burgim, dua që ju ta kuptoni se do ta bëj nëse është e nevojshme”, tha Merchan.
Prokurorët e akuzuan Trumpin për katër shkelje, por gjykatësi vendosi se vetëm një ndodhi.
Gjykatësi më herët gjobiti Trumpin me 9000 dollarë për nëntë shkelje në postimet e tij në Truth Social dhe uebfaqen e tij.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


