Donald Trump: Nuk shqetësohem për rritjen e çmimit të karburantit, operacioni kundër Iranit është më i rëndësishëm

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi sot se nuk është i shqetësuar për rritjen e çmimeve të karburanteve në SHBA, si pasojë e sulmeve ndaj Iran dhe kundërpërgjigjeve iraniane në vendet e Lindjes së Mesme. Në një intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve Reuters, ai theksoi se përparësi mbetet operacioni ushtarak.
“Nuk kam as shqetësimin më të vogël për këtë”, tha ai kur u pyet për rritjen e çmimeve në pikat e karburantit. “Do të bien shumë shpejt sapo kjo të përfundojë. Dhe nëse rriten, le të rriten. Kjo është shumë më e rëndësishme sesa të rritet pak çmimi i benzinës.”
Presidenti amerikan kishte përmendur së fundmi një afat prej 4-5 javësh për operacionin ushtarak kundër Iranit. Megjithatë, analistë politikë dhe ushtarakë e vënë në dyshim këtë vlerësim, duke theksuar se administrata amerikane ende nuk e ka sqaruar objektivin përfundimtar të operacionit, ndërsa konflikti po përhapet në Lindjen e Mesme.
Në intervistën për Reuters, Trump tha gjithashtu se nuk po shqyrton lirimin e një pjese të rezervave strategjike të naftës të SHBA-së. Ai shprehu bindjen se Ngushtica e Hormuzit, një rrugë detare me rëndësi strategjike për transportin e naftës pranë brigjeve të Iranit, do të mbetet e hapur, pasi sipas tij flota iraniane ndodhet “në fund të detit”.
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare janë rritur me rreth 16% që nga fillimi i luftës të shtunën.
Në SHBA, çmimi mesatar i benzinës është rritur me 27 cent krahasuar me javën e kaluar, duke arritur në 3,25 dollarë për gallon, sipas Shoqatës Amerikane të Automobilave. Ky nivel është gjithashtu 15 cent më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Nga ana e tij, Trump deklaroi se çmimet “nuk janë rritur shumë”. Shtëpia e Bardhë beson se sulmet ndaj Iranit dhe pasojat që ato sjellin në tregun e karburanteve, nuk do të zgjasin shumë.
Megjithatë, analistët politikë paralajmërojnë se nëse rritja e çmimeve të karburanteve vazhdon për një periudhë të gjatë, kjo mund të dëmtojë republikanët në zgjedhjet e ndërmjetme të nëntorit, ku do të vendoset kontrolli i Kongresit të SHBA-së. Votuesit janë tashmë të pakënaqur me koston e lartë të jetesës dhe politikat ekonomike të Trump.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128