“Të bëhemi më radikalë”/ Këlliçi paralajmëron përshkallëzim të protestave: Të ngujohemi në Parlament…
Belind Këlliçi, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se personalisht është “për protesta edhe më të forta, edhe më radikale”.
Unë jam për protesta edhe më të forta, edhe më radikale. Nuk zgjidhet ndryshe kjo punë. Nuk ka zgjidhje tjetër. Ne sillemi këtu sikur gjithçka është normale. Çdo formë demokratike apo paqësore, ngujimi në Parlament, ngujimi në institucione, ngujimi në sheshe… radikalizim po them, nuk po bëj thirrje për dhunë dhe nuk do e bëj ndonjëherë thirrjen për dhunë, por këto mjete kemi në dorë, s'kemi gjë tjetër”, tha Këlliçi.
Sipas deputetit demokrat, “rrëzohet çdo teori politike, që në mandat të katërt ky merr maksimumin e votave, kur ndërkohë çdo qeverisje për shkak të konsumit, për shkak të korrupsionit, për shkak të problemeve të brendshme, do duhet të vinte duke u tkurrur”.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128