Nazarko për ndryshimet në qeveri: Mungojnë argumentet e Ramës, Berisha fajtor pse nuk i ndaloi

Shkarkimet dhe emërimet e ministrave janë bërë pa një argument nga ana e kryeministrit sikurse e kërkon kushtetuta. Kështu i shikon gazetarin Mentor Nazarko ndryshimet e fundit në qeveri. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se kjo ka ndodhur për ta bërë më të natyrshëm dhe më pak dramatik largimin e zonjës Balluku dhe dy ministrave të tjerë të rëndësishëm atij të mbrojtjes dhe të ministres së jashtme.
“Në paketën kushtetuese ka qenë që për çdo emërim, apo shkarkim ministrash ka patur një argument nga ana e kryeministrit dhe kjo të paktën do të duhet të ishte bërë publike. Pra, pse është shkarkuar dikush dhe pse është emëruar dikush? Kjo mungon në komunikimin qeveritar. Në qoftë se do shkojmë tek shkaqet se pse është bërë, unë mendoj që është bërë për të ngjarë sa më e natyrshme, apo për të ngjarë pak dramatik largimi i zonjës Balluku. Bashkë me të u sakrifikua dhe ministri i jashtëm dhe ministri i mbrojtjes, dy ministritë të rëndësishme bashkë me zëvendës kryeministren, praktikisht ajo ishte regjente e kryeministrit. Kështu që kjo është mendoj arsyeja kryesore pse zoti Rama i ka bërë ato”, u shpreh ai ën Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Deklaratat e Berishës që i paraprinë ndryshimeve në qeveri, për gazetarin Nazarko janë një obsesion i kryedemokratit. Sipas tij nëse Berisha i dinte ngjarjet, atëherë pse nuk i ndaloi. Dhe kjo thekson ai e bën atë fajtor.
“Përtej garës se kush e dinte përpara dhe kush e parashikoi më përpara, kjo në gjykimin tim është një përpjekje e vazhdueshme ose një obsesion i vazhdueshëm që ka zoti Berisha për të treguar që i dinte përpara të gjithëve. Mirëpo në qoftë se ai di përpara se të gjithë kur ndodhin ngjarjet, kjo e bën më fajtor që nuk mund t'i parandalojë. Jo thjesht këto ngjarje, këto lloj ngjarje që lidhen me kampin tjetër, por në qoftë se i di edhe nuk mund t'i ndalosh. Nuk po flas se këto s'kishte mundësi që t'i ndalonte. Po ky obsesioni për të treguar që jam i informuar, i di nga brenda, se kështu i di nga eksperiencat. Ky është një obsesion, i cili nuk prodhon as rritje të mbështetjes elektorale dhe as cilësi të debatit publik”. (A2 Televizion)
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128