Vjosa Osmani propozoi ndryshime kushtetuese, deputetët japin "OK": Kosova gati të zgjedhë Presidentin nga populli!

Anëtarët e Komisionit Legjislativ në Kuvendin e Kosovës, kanë miratuar pasditen e sotme ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani, që populli të ketë të drejtën të zgjedhë Kreun e Shtetit.
"Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentes/it, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011", shkruan Vjosa Osmani.
Presidentja e Kosovës fton të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese, në mënyrë që në vazhdim të flasë populli, sepse partitë politike po dështojnë në proces.
Pas diskutimeve, Komisioni Legjislativ me 6 vota pro dhe 2 kundër ka miratuar kalimin e këtyre amendamenteve për shqyrtim dhe votim në seancë plenare. Dy vota kundër ishin nga Partia Demokratike e Kosovës.
Kuvendi pritet të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për t’i shqyrtuar këto amendamente kushtetuese.
Propozimet e Vjosa Osmanit parashikojnë ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në mënyrë që zgjedhja e presidentit të mos bëhet më nga Kuvendi, por përmes votës së drejtpërdrejtë të popullit.
Mediat në Kosovë raportojnë se Kuvendi do të mblidhet mbrëmjen e sotme në seancë të jashtëzakonshme, për të votuar për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Vjosa Osmani, që Presidenti i Republikës të zgjidhet nga populli.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128