“Për ty kam numrin me “0900!”/ Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer! Ai numër shërben për...

5 Mars 2026, 19:53 / POLITIKË ALFA PRESS
“Për ty kam numrin me “0900!”/ Balla i kërkon falje

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i kërkoi ndjesë deputetes së PD-së Albana Vokshi, të cilës më herët i tha “për ty kam numrin me “0900”, që sipas demokratëve, ai iu referua një numri i cili vite më parë përdorej nga qytetarët si linjë erotike.

Por ndryshe nga demokratët, Balla pretendon se numri “0900” është një numër i gjelbër në Bashkimin Evropian, që përdoret nga qytetarët për të marrë inflamacion në lidhje me vendimmarrjet.

“Bëhet fjalët për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi bashkimin evropian. Kush ka nevojë të marrë informacion mbi BE, ka një numër ku ti mund të marrësh informacion për të vendimmarrjen e BE”, tha ai, ndërsa i kërkoi faljen Vokshit.

“Kush do, që ta përdorur këtë situatë për të nxitur protestat, për të frymëzuar dështimin e protestave, le ta marrin. Zonja Vokshi, nëse ndihesh e fyer të kërkojnë ndjesë”, tha Balla.

Po ashtu, ai kërkoi të merren mesa ndaj deputetit Gazment Bardhi, i cili e cilësoi socialistin si “legen”, ” i paburrë” dhe “ndyrësirë”.

“Kjo situatë nuk ka të bëjë fare me gjithçka kam thënë unë sepse nuk ka lidhje fare asnjë fyerje. Bëhet fjalët për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi bashkimin evropian. Kush ka nevojë të marrë informacion mbi BE, ka një numër ku ti mund të marrësh informacion për të vendimmarrjen e BE.

Sa i përket keqinformimit nëse kolegia Vokshi ndihet e fyer, unë i kërkoj ndjesë. Por nuk ka asnjë… Isha duke folur për reformën e BE, ja ku e keni numrin me 0900 të BE-së ku çdo qytetarë i BE, merr informacion për vendimmarrjen në BE. Kush do, që ta përdorur këtë situatë për të nxitur protestat, për të frymëzuar dështimin e protestave, le ta marrin. Zonja Vokshi, nëse ndihesh e fyer të kërkojnë ndjesë.

Ndërkohë, kryetar, për të gjithë atë lum rrugaçi të një njeriu që nuk njeh as din as iman, as familje, sigurisht që unë dhe për dëmtimin e pajisjeve… në këto kështu kërkoj ndërprerje seancës deri kur të rikthehet normaliteti në sallë. Ndjesë nëse ndihet dikush i fyer”, tha Balla.

Po ndodh...