Sonte dasma e Gimbos dhe Selin në “Big Brother VIP”! Kush është e ftuara speciale?

5 Mars 2026, 20:13 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Sonte dasma e Gimbos dhe Selin në “Big Brother VIP”! Kush

Mbrëmja e sotme në “Big Brother VIP Albania” pritet të jetë plot emocione, pasi në shtëpi do të zhvillohet dasma simbolike e këtij edicioni.

Çifti i përzgjedhur nga publiku për ceremoninë janë DJ Gimbo dhe Selin Bollati, të cilët tashmë kanë nisur përgatitjet për eventin e shumëpritur.

Për të krijuar atmosferë festive është ftuar edhe këngëtarja shumë e dashur, Artjola Toska, e cila pritet të performojë gjatë ceremonisë.

Megjithatë, jo gjithçka ka qenë pa tension. Banori Rogert Sterkaj ka shkaktuar debat pasi deklaroi se mund të përpiqet ta prishë dasmën, duke thënë se nuk është ftuar në këtë event.

“Do luftoj t’ua prish dasmën, nuk më ftuan”, u shpreh ai.

Ceremonia pritet të nisë në orën 21:00 dhe do të transmetohet live, në dy kanalet e dedikuara në Digitalb, si edhe në YouTube, ndërsa mbetet për t’u parë nëse gjithçka do të zhvillohet sipas planit apo nëse do të ketë surpriza gjatë mbrëmjes.

Nga ana tjetër, Gimbo është shprehur shumë i lumtur për këtë moment, duke treguar se ka ndjenja për Selinin.

Dyshja janë parë gjithashtu duke shkëmbyer puthje në buzë, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin për zhvillimet e kësaj dasme brenda shtëpisë.

Po ndodh...