Donald Tusk kërkon votëbesimin e Parlamentit pas humbjes së kandidatit të tij në zgjedhjet presidenciale

2 Qershor 2025, 22:28 / BOTA ALFA PRESS

Donald Tusk kërkon votëbesimin e Parlamentit pas humbjes së

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka njoftuar se do të kërkojë votëbesimin e Parlamentit për qeverinë e tij, pasi kandidati që ai mbështeti për presidencën e vendit, Rafal Trzaskowski, u mund në zgjedhjet e së dielës.

“Prova e parë do të jetë votëbesimi që do të kërkoj së shpejti nga parlamenti,” deklaroi Tusk gjatë një fjalimi të transmetuar mbrëmjen e sotme në televizionin polak.

“Dua që të gjithë ta kuptojnë, përfshirë edhe kundërshtarët tanë, brenda dhe jashtë vendit, se jemi të përgatitur për këtë situatë, se e kuptojmë seriozitetin e momentit, por nuk kemi ndërmend të tërhiqemi as edhe një hap,” shtoi ai.

Fitorja e kandidatit të opozitës nacionaliste, Karol Nawrocki, në zgjedhjet presidenciale, ka përbërë një goditje për përpjekjet e qeverisë qendrore për të konsoliduar orientimin pro-evropian të Varshavës.

 

Po ndodh...

ide