Dy tornado goditën Florida-n para uraganit Milton, shtohet rreziku

9 Tetor 2024, 21:12 / BOTA ALFA PRESS

Dy tornado goditën Florida-n para uraganit Milton, shtohet rreziku

Të paktën dy tornado, të shkaktuara nga uragani Milton, goditën sot pranë qytetit të vogël Montura, në Florida, një prej të cilëve u karakterizua si “jashtëzakonisht i rrezikshëm”, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit.

“Jeni në rrezik. Mbeturinat fluturuese mund të jenë vdekjeprurëse për ata që janë pa strehë,” tha shërbimi në një deklaratë.

Autoritetet u kanë kërkuar afro 5.5 milionë njerëzve që të evakuojnë bregun perëndimor të Floridës, ndërsa shteti përgatitet për një nga përpjekjet më të mëdha të evakuimit dhe shpëtimit në historinë e tij, raporton CNN.

Po ndodh...