Elon Musk provokon edhe Francën me Britaninë: Emri i ri i Kanalit të La Manshit të jetë Kanali i George Washington
26 Janar 2025, 14:55 / BOTA
Manjati i teknologjisë, Elon Musk ka trazuar ujërat me një postim të bërë në rrjetin e tij social ‘X’.
Musk shkruan se Kanali Anglez, ngushtica që ndan Britaninë e Madhe nga Franca, duhet të ndryshojë emrin dhe të emërohet Kanali i George Washington.
Ende nuk dihet nëse postimi e tij është paralajmërim për një dekret apo ndryshim të ardhshëm nga administrata e Donald Trump, pjesë e së cilës është dhe Musk. ‘Emërtimi i ri për zonën ujore që ndan Anglinë nga Franca,’ shkruhet në postimin e Musk.
Presidenti Trump ka nënshkruar deri tani dy dekrete, ku Gjirin e Meksikës e ka emëruar Gjiri Amerikan dhe malin Denali në Alaskë e ka emëruar Mali McKinley për nder të Presidentit të 25-të të Shteteve të Bashkuara, William McKinley.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
