Çështja e emigracionit, Trump zgjedh Tom Homan përgjegjësin për sigurinë kufitare

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump ka bërë një tjetër emërim në kabinetin e tij qeveritar.
Bëhet fjalë për Tom Homan, i cili do të jetë “cari kufitar”, që do të ketë përgjegjësitë për sigurinë kufitare dhe riatdhesimin e refugjatëve.
Përveç monitorimit të kufijve jugorë dhe veriorë, si dhe sigurisë detare dhe ajrore, Homan do të jetë “përgjegjës për kthimin me detyrim të të gjithë emigrantëve të paligjshëm në vendin e tyre të origjinës”.
“Jam i lumtur të njoftoj se ish-drejtori i Kontrollit Kufitar, Tom Homan, do t’i bashkohet administratës Trump, i angazhuar për kufijtë kombëtarë (Cari kufitar).
E njoh Tomin për kohë të gjatë, nuk ka asnjë njeri që mund të kontrollojë më mirë kufijtë tanë”. – ka shkruar Trump në platformën e tij sociale, Truth Social.
Homan, ka shërbyer si zëvendësdrejtor i Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave për një vit e gjysmë gjatë mandatit të parë të Trump.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

