Çfarë nënkupton trekëndëshi i kuq që shfaqet në videot e Hamasit dhe Izraelit

Një simbol i flamurit palestinez, trekëndëshi karakteristik i kuq, së fundmi është bërë objekt diskutimi kryesisht në rrjetet sociale, pasi Hamasi dhe Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) e përdorin atë në videot e tyre.
Simboli, i përdorur nga aktivistët dhe protestuesit në mbarë botën për të shprehur mbështetjen për popullin palestinez, u shfaq, sipas Al Jazeera fillimisht në videot e Hamasit për të treguar objektiva të tilla si tanket izraelite, pastaj që nga pushtimi i Izraelit në Gaza në përgjigje të masakrës së 7 tetorit.
Mirëpo, përveç Hamasit, së fundmi trekëndëshin e kuq e kanë shfrytëzuar edhe izraelitët. Si?
Zëdhënësi i divizionit të mediave arabe të ushtrisë izraelite (IDF) shpërndau një video, e cila përdorte simbolin dallues për të treguar objektivat palestineze.
Në fakt, një mesazh në fund të videos i referohej me emër përfaqësuesit të krahut ushtarak të Hamasit, duke theksuar se "trekëndëshi ynë është më i fortë se i yti, Abu Obeida.”
Mirëpo, kjo lëvizje e izraelitëve shkaktoi reagime në internet nga mbështetësit e palestinezëve, të cilët kritikuan dhe akuzuan ushtrinë izraelite se “na vjedh dhe kopjon!".
Megjithatë, vlen të theksohet se përveç trekëndëshit të kuq, izraelitët kanë përdorur edhe një trekëndësh të gjelbër për të treguar goditjet e tyre ndaj liderëve të Hamasit.
<blockquote class="twitter-tweet"><p lang="ar" dir="rtl">المثلث الأحمر دمر الكثير من أوكاركم، أما المثلث الأخضر فقضى على الكثير من قيادتكم وهذا سيكون مصير من تبقى منكم بإذنه تعالى يا <a href="https://twitter.com/hashtag/%D8%AF%D9%88%D8%A7%D8%B9%D8%B4_%D8%AD%D9%85%D8%A7%D8%B3?src=hash&ref_src=twsrc%5Etfw">#دواعش_حماس</a> <a href="https://t.co/1n5Zx4UvKM">pic.twitter.com/1n5Zx4UvKM</a></p>— افيخاي ادرعي (@AvichayAdraee) <a href="https://twitter.com/AvichayAdraee/status/1724072967460532424?ref_src=twsrc%5Etfw">November 13, 2023</a></blockquote> <script async src="https://platform.twitter.com/widgets.js" charset="utf-8"></script>
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
