Forcat izraelite vrasin komandantin e lartë të Hezbollah
8 Janar 2024, 14:21 / BOTA

Një komandant i rangut të lartë të forcave elitare të Hezbollah u vra sot nga një sulm izraelit në Libanin jugor, sipas tre burimeve të sigurisë. Burimet thanë se ai ishte Wissam al-Taweel, zëvendës komandant i njësisë së forcës Radwan.
Sipas informacioneve, ai dhe një tjetër luftëtar i Hezbollah u vranë kur makina e tyre u godit në një sulm në fshatin libanez Majdal Selm. Si pasojë e sulmeve izraelite, deri më tani janë vrarë më shumë 130 ushtarë të Hezbollah në jug të Libanit që nga fillimi i bombardimeve, 19 të tjerë janë vrarë në Siri.
Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollah, Sayed Hassan Nasrallah, paralajmëroi Izraelin javën e kaluar kundër nisjes së një lufte në shkallë të gjerë në Liban.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
