Foshnja lindi 6 javë para kohe dhe mbahej në jetë nga aparaturat, por gjen vdekjen pasi një 6-vjeçar e hodhi në dysheme
Është zbuluar shkaku i vdekjes së të porsalindurit që humbi jetën në spital në Francë, teksa sipas mediave vendase shkak është bërë hedhja në dysheme e bebit nga një fëmijë 6 vjeç.
Foshnja pesë-ditëshe Zayneb-Cassandra u gjet e shtrirë pa ndjenja në dysheme pranë krevatit të saj me një dëmtim traumatik në tru në Spitalin e Fëmijëve Jeanne-de-Flandre në qytetin verior të Lille, Francë , të premten, më 11 korrik dhe ndërroi jetë nga plagët e marra të martën.
Zyra e prokurorit të Lille konfirmoi të premten se foshnja vdiq nga trauma ‘që konsiston në një rënie në dysheme’. Një djalë që u gjet duke qëndruar në një karrige pranë saj besohet se e ka nxjerrë foshnjën e vogël nga krevati dhe e ka hedhur në dysheme.
“Një fëmijë gjashtëvjeçar, anëtar i një familjeje tjetër, u pa pranë krevatit teksa foshnja ishte në dysheme”, konfirmuan gjithashtu prokurorët.
Policia nisi një hetim penal për tmerrin që ndodhi në repartin e Rainbow javën e kaluar, ndërsa dëshmitarët kanë pohuar se djali gjashtëvjeçar ishte lënë të lëvizte nëpër reparte pa mbikëqyrje.
Foshnja Zayneb, e cila lindi gjashtë javë para kohë, u arrit që të mbahej në jetë nga aparaturat, por gjeti vdekjen tragjikisht nga vogëlushi tjetër.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
