Fundi i luftës? Trump deklaron armëpushim: Kam udhëzuar departamentin e luftës të shtyjë çdo sulm ushtarak ndaj Iranit për 5 ditë

23 Mars 2026, 12:51 / BOTA ALFA PRESS

Fundi i luftës? Trump deklaron armëpushim: Kam udhëzuar

Teksa lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë tashmë në ditën e 24-ët, “lajme të mira” duket se vijnë nga SHBA pas një deklarate të bërë nga presidenti Donald Trump i cili është shprehur se do të shtyhen sulmet ushtarake me 5 ditë.

Kjo sipas presidentit pasi ka patur bisedime shumë të mira mes SHBA edhe Iranit në këto ditët e fundit.

Donald Trump shkruan në llogarinë e tij në rrjetin social “TruthSocial”: “Kam me kënaqësi të raportoj se mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendi i Iranit kanë patur, gjatë dy ditëve të fundit, bisedë shumë të mira dhe produktive lidhur me një zgjidhje të plotë dhe të plotë të armiqësive tona në lindjen e mesme. Bazuar në tenorin dhe tonin e këtyre bisedërave të thella, të detajuara dhe ndërtuese, të cilat do të vazhdonin gjatë gjithë javës, kam udhëzuar departamentin e luftës të shtyjë çdo sulm ushtarak kundër centraleve elektrike dhe infrastrukturës energjetike iraniane për një periudhë pesë-ditore, në varësi të suksesit të takimeve dhe diskutimeve në vazhdim. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështje! Presidenti donald j. Trump”.

Fundi i luftës? Trump deklaron armëpushim: Kam udhëzuar

Po ndodh...