Gëlltiti tapën e shishes, vdes vogëlushja 1-vjeçare në Itali

2 Qershor 2024, 18:16 / BOTA ALFA PRESS

Gëlltiti tapën e shishes, vdes vogëlushja 1-vjeçare
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një vogëlushe rreth 1 vjeç e gjysmë, Elettra, ka humbur jetën tragjikisht.

Mediat vendase raportojnë se ajo është mbytur pasi ka gëlltitur një tapë shisheje. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar dhe shtrimin e saj në terapi intesive në spitalin e Padovës, ajo nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas “Il Mattino di Padova”, prindërit e vogëlushes kanë bërë menjëherë manovrat e para për të zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes, por vajza e vogël kishte gjithnjë e më shumë vështirësi që të merrte frymë.

Babai i Elettra-s më pas vendosi ta çonte vajzën e tij me makinë në spitalin aty pranë, ku mjekët tentuan që ta shpëtonin por pësoi arrest kardiak për shkak të vështirësisë për të marrë frymë.

 

Po ndodh...

ide