Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, sa janë shifrat e pjesëmarrjes në votime

Kur kanë mbetur më pak se katër ore deri në mbylljen e votimeve në Preshevë dhe Bujanoc, procesi është duke vijuar normalisht. Në të dy komunat me shumicë shqiptare në Serbi nuk është raportuar për asnjë parregullsi.
Deri në ora 16:00, në Bujanoc të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 11 mije votues, ose 25%. Ndërsa në komunën e Preshevës, deri në ora 16:00 kanë votuar 10273 votues, ose 23.6%.
Në Bujanoc po garojnë katër kandidatë shqiptarë për kryetar, ku prej tyre kanë rënë dakord edhe për një koalicion paszgjedhor mes PVD, PD dhe LPD.
Ndërsa në Preshevë janë 6 kandidatë shqiptarë për kryetar, ndërsa të gjitha partitë serbe garojnë me një listë të përbashkët me synimin e tyre për të marr dy ulëse në Kuvendin Komunal.
Në Serbi këtë të diel po mbahen zgjedhjet për pushtetin lokal në dhjetëra qytete, përfshirë edhe zgjedhjet e përsëritura në Beograd.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


