Giorgia Meloni viziton Serbinë, takohet me Vuçiç

3 Dhjetor 2023, 14:08 / BOTA ALFA PRESS

Giorgia Meloni viziton Serbinë, takohet me Vuçiç

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni po qëndron për vizitë në Serbi ku do të pritet në një takim nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Siç bën të ditur, zyra për media e Vuçiçit pas pritjes së saj në orën 13:00, pason takimi mes dy liderëve.

Më pas është planifikuar një deklarim për media i Vuçiç dhe Melonit.

Kjo është vizita e parë e Melonit në Serbi që prej zgjedhjes së saj si kryeministre e Italisë.

Vuçiç ishte takuar me Melon-in në fund të tetorit. Mirëpo, në këtë takim, përveç kryeministres italiane, kishin qenë edhe Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, Presidenti i Francës, Emannuel Macron, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, si dhe i Dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Po ndodh...