Gjykata e Lartë e Romës lejon bosin e mafies siçiliane në izolim të takojë partneren e tij

Gjykata e Lartë e Romës ka vendosur që edhe të dënuarit më të rrezikshëm, përfshirë bosët mafiozë, kanë të drejtë të gëzojnë aspekte të jetës private, si marrëdhëniet personale dhe emocionale, gjatë vuajtjes së dënimit.
Rasti konkret lidhet me Davide Emanuelo, një ish-udhëheqës i mafies nga Sicilia, i cili ndodhet në regjim të izoluar që prej vitit 1993. Pas disa kërkesave zyrtare, gjykata i njohu të drejtën të takojë një grua britaniko-italiane 55-vjeçare, me të cilën ka ndërtuar një lidhje pas vitesh korrespondence në burg.
“Folem për dy orë dhe i thamë njëri-tjetrit sa shumë e duam”, ka deklaruar gruaja për agjencinë italiane ANSA. Ajo punon prej vitesh në organizata që mbrojnë të drejtat e të burgosurve dhe nuk ka asnjë lidhje me botën e krimit.
Gjykata thekson se duhet ruajtur një ekuilibër mes rendit publik dhe nevojave emocionale të të dënuarve, për aq kohë sa nuk rrezikohet siguria.
Emanuelo, 60 vjeç, ka qenë edhe më parë në qendër të vëmendjes, pasi u ankua ndaj burgut për ndalimin e leximit të romanit “Emri i Trëndafilit” të Umberto Ecos, për shkak të kapakut të fortë që u konsiderua i rrezikshëm.
Ai ka deklaruar se do të vazhdojë të luftojë për të provuar pafajësinë e tij, duke cituar Aristotelin: “Mes së vërtetës dhe gabimit, ekziston një hapësirë ku sundon ajo që duket e vërtetë, e pasigurt dhe e diskutueshme.”
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


