Greqia do të mbrojë Bullgarinë, ofron mbrojtje kundër raketave

Njoftimin e ka bërë ministri grek i Mbrojtjes, pas një bisede telefonike me homologun bullgar Atanas Zapryanov. Sipas vendimit të qeverisë greke, një bateri raketash Patriot do të zhvendoset në Greqinë veriore për të ofruar mbrojtje antibalistike për Bullgarinë.
Gjithashtu, dy avionë luftarakë F-16 do të vendosen në një bazë ajrore në veri të vendit për të forcuar mbrojtjen ajrore të rajonit. Dy oficerë të lartë të Forcave Ajrore greke do të dërgohen në qendrën operative të ushtrisë bullgare në Sofje, ndërsa Dendias pritet të vizitojë gjithashtu Bullgarinë për bisedime me homologun e tij.
Masat lidhen me zhvillimet e fundit në Iran dhe Lindjen e Mesme, ndërsa Athina thekson gatishmërinë për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Ndërkohë, ministria e Jashtme greke hodhi poshtë pretendimet e Turqisë për demilitarizimin e ishujve të Egjeut duke i cilësuar ato si të pabazuara, pas shqetësimeve të Ankarasë në dërgimin e raketave Patriot në ishullin Karpathos në kuadrin e zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.
Sipas diplomacisë greke, mbrojtja e vendit është e panegociueshme, sidomos në një periudhë tensioni dhe pasigurie në rajon.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128