“Shqipëria Bëhet” në protestë, Lapaj vendos çadrën poshtë dritares së Ramës

6 Mars 2026, 20:06 / POLITIKË ALFA PRESS

“Shqipëria Bëhet” në protestë, Lapaj vendos

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar se do të vendosin sërish çadrat përpara Kryeministrisë, poshtë dritares së Edi Ramës.

Ky vendim vjen pasi ditën e djeshme Lapaj zbuloi vendimin pro tyre për mos fillimin e procedimit penal për protestën e datës 4 janar para Kryeministrisë. Lapaj shpjegoi se prokurori i çështjes kishte cituar vendimet e Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut, Konventën Europiane të Drejtave të Njeriut dhe shprehet se e drejta për të protestuar është e panegociueshme dhe nuk duhet leje. Pra qëndrimi dhe vendosja e çadrës ështe e ligjshme.

Në protestën e sotme, Lapaj bëri thirrje për bashkim të qytetarëve, ndërsa shtoi se beteja kundër hajdutërisë nuk duhet të ndalet.

“Po përballemi me qeverinë më të korruptuar në Europë. I bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen kundër hajdutërisë”, tha ai.

 

Po ndodh...