Greqia jep lajmin e mirë për qytetarët e saj, nga 1 prilli rriten pagat minimale shkojnë në 920 euro bruto

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, njoftoi se paga minimale bruto do të arrijë në 920 euro duke nisur nga 1 Prilli.
Kjo është rritja e gjashtë radhazi që nga viti 2019, ku vetëm gjatë vitit të kaluar paga minimale u rrit me 40 euro në muaj ose rreth 4.5%.
Qeveria thekson se ky vendim synon të mbështesë të ardhurat e qytetarëve përballë kostos së lartë të jetesës. Rritja e pagës minimale prek gjithashtu një sërë pagesash dhe përfitimesh të lidhura me të, përfshirë shtesat për vjetërsinë në punë dhe periudhat trevjeçare.
Ndërsa, përfitimet sociale përfshijnë shtesën për personat e martuar, e cila arrin në 10% të pagës minimale, si dhe asistencën sociale për të papunët, që rritet në 564 euro nga 540 euro që ishte më parë.
Ndikim do të ketë edhe te leja e lindjes, leja prindërore, programet e punësimit dhe ndihmat sezonale për punonjësit e sektorit privat.
Përveç sektorit privat, qeveria ka parashikuar edhe një rritje horizontale prej 40 eurosh për të gjithë nëpunësit e sektorit publik.
Sipas të dhënave zyrtare, që nga viti 2019 paga minimale është rritur nga 650 euro në 920 euro, një rritje kumulative mbi 40%.
Ndërkohë, partitë opozitare dhe sindikatat e konsiderojnë këtë rritje të pamjaftueshme përballë inflacionit dhe rritjes së kostos së jetesës. Ndërsa hollësi të tjera për kategori të ndryshme punonjësish pritet të jepen në konferencën për shtyp pas orës 15:30, sipas orës lokale.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128