“Hassan Nasrallah nuk do të mund ta terrorizojë më botën”, ushtria izraelite: Kemi vrarë liderin e Hezbollahut

28 Shtator 2024, 10:56 / BOTA ALFA PRESS
“Hassan Nasrallah nuk do të mund ta terrorizojë më

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në një seri sulmesh në periferi të Bejrutit, në Liban.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social X, ushtria izraelite ka shkruar: “Hassan Nasrallah nuk do të jetë më në gjendje të terrorizojë botën”.

Disa orë më parë u raportua nga mediat botërore se sulmet raketore të Izraelit në periferi të Bejrutit synonin vrasjen e liderit të Hezbollahut.

Nga Hezbollahu nuk ka reagim ende.

Hassan Nasrallah është udhëheqës i lëvizjes militante të Hezbollahut në Liban, dhe një nga figurat më me ndikim në Lindjen e Mesme.

Një figurë e errët me lidhje të ngushta personale me Iranin, ai luajti një rol kyç në kthimin e Hezbollahut në forcën politike dhe ushtarake që është sot.

Prej vitesh ai nuk është parë në publik, pasi i frikësohej faktit se mund të vritej nga Izraeli.

Hezbollahu, nën udhëheqjen e Nasrallah, ka ndihmuar në stërvitjen e luftëtarëve të armatosur të grupit palestinez Hamas, si dhe milicitë në Irak e Jemen, sikundër ka marrë edhe raketa nga Irani që i ka përdorur kundër Izraelit.

Po ndodh...

ide