Imazhet e NASA-s, një bazë bërthamore “e harruar” nën shtresën e akullit të Grenlandës
Imazhe të reja të marra nga NASA kanë zbuluar bazën bërthamore të quajtur Camp Century, e ndërtuar nga SHBA në vitin 1959 dhe e fshehur për dekada nën shtresën e akullit në Grenlandën veriperëndimore. Kjo bazë ishte projektuar si një vend sekret për lëshimin e raketave balistike gjatë Luftës së Ftohtë, por u braktis në vitin 1967, vetëm tetë vite pas ndërtimit.
Camp Century u zbulua falë radarëve të përdorur nga ekspertët e NASA-s Alex Gardner dhe Chad Greene gjatë një fluturimi mbi Grenlandë në prill të këtij viti. “Ne po kërkonim në fundin e akullit dhe papritmas u shfaq Camp Century,” tha Gardner, duke shtuar se struktura të tilla nuk janë parë kurrë më parë në këtë mënyrë.
Megjithëse ekzistenca e bazës dihej, harta e re e krijuar nga NASA ofron një pamje më të detajuar të strukturave të saj, përfshirë tunelet dhe depozitat. Baza përmbante rreth 200,000 litra naftë dhe ujëra të zeza, të cilat kanë shkaktuar debate mbi pastrimin dhe ndikimin mjedisor.
Shkrirja e akullit të Grenlandës, për shkak të ndryshimeve klimatike, ka ngritur shqetësime për ekspozimin e materialeve të mbetura dhe pasojat që ato mund të kenë për mjedisin dhe komunitetin ndërkombëtar. Grenlanda i ka kërkuar Danimarkës, vendit që zotëron territorin, të marrë përgjegjësinë për këtë trashëgimi të debatueshme, duke argumentuar se miratimi i ndërtimit ishte bërë nga danezët.
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
A mund të ndodhë edhe në Shqipëri si në Rumani?
Nevoja për reformim përpara kolapsit financiar të Bashkisë Vlorë!
Nëna ime Militante
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128