Kaja Kallas thirrje SHBA dhe Izraelit t’i japin fund luftës në Iran: Të gjithë duhet të shpëtojnë fytyrën
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas i bëri thirrje SHBA-së dhe Izraelit që t’i japin sa më parë fund luftës së tyre me Iranin.
Në një intervistë me Reuters në Bruksel, Kallas tha se përfundimi i konfliktit ishte në interes të botës, duke argumentuar se ishte “më e lehtë të fillosh luftërat sesa t’i ndalosh ato, dhe gjithmonë del jashtë kontrollit”.
E pyetur nëse kishte ardhur koha për t’i dhënë fund luftës, Kallas u shpreh se:
“Absolutisht. Mendoj… do të ishte në interes të të gjithëve nëse kjo luftë do të ndalonte. Problemi me luftërat është se është më e lehtë t’i fillosh sesa t’i ndalosh, dhe gjithmonë del jashtë kontrollit.”
Kallas deklaroi gjithashtu se BE po shqyrtonte ndihmën për të rikthyer lundrimin në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore tregtare e naftës e paralizuar nga sulmet iraniane. Zyrtarja shtoi se Blloku evropian ishte i gatshëm të ndihmonte “në mënyrë diplomatike për të bashkuar palët për ta ndaluar vërtet këtë luftë”.
“Ne kemi qenë duke u konsultuar me vendet rajonale si vendet e Gjirit, Jordania, Egjipti, nëse mund të paraqesim edhe propozime për Iranin, Izraelin dhe SHBA-në për të dalë nga kjo situatë në mënyrë që të gjithë të shpëtojnë fytyrën.”, shtoi ajo.
Po ndodh...
ide
Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128