Tritan Shehu e bën fakt të kryer 2 muaj para nisjes së "garës": Berisha rikonfirmohet në zgjedhjet për kreun e PD në 23 maj

17 Mars 2026, 16:03 / POLITIKË ALFA PRESS
Tritan Shehu e bën fakt të kryer 2 muaj para nisjes së

Formaliteti dhe paracaktimi i rizgjedhjes së Sali Berishës në kryet të PD, tashmë as nuk fshihet më nga eksponentët e kësaj partie. Faktikisht gara e zgjedhjes së kryetarit do të zhvillohet rreth 2 muaj më vonë, në 23 maj, por për Tritan Shehun, deputet demokrat dhe ish-drejtues i kësaj force politike, rikonfirmim i Sali Berishës është fakt i kryer që tani.

Në një status në faqen e tij në Facebook, ai shprehet i bindur se vetëm me PD-në e Berishës, Shqipëria mund të ribëhet.

“Kryetari i PD rizgjidhet më 23 Maj! Një rikonfirmim ky në prag të ndryshimeve thelbësore që e presin Shqipërinë e shqiptarët. Në prag të rivendosjes së demokracisë, vlerave njerëzore e shoqërore. Rolit lider rajonal të Shqipërisë. Fundit të regjimit e realizimit të aspiratës sonë europiane. Me PD e Berishën Shqipëria do të ribëhet”, shkruan Shehu.

 

Po ndodh...

ide