“Kam folur me Putinin dhe Zelenskyn”, Erdogan: Nuk janë ende gati për t’u takuar së bashku
2 Shtator 2025, 14:20 / BOTA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ka folur si me Vladimir Putinin ashtu edhe me Volodymyr Zelenskyn dhe se të dy liderët “nuk janë ende gati” për një takim.
Erdogan tha se diskutoi mënyrat për t’i dhënë fund luftës me Putinin dje në Pekin dhe se kishte folur në telefon me Zelenskyyn.
Turqia, tha ai, favorizon “ngritjen graduale të nivelit të negociatave” për të shndërruar shpresat për paqe në rezultate konkrete.
Komentet e tij i hedhin ujë të ftohtë mundësisë së një takimi midis udhëheqësve, i cili ishte propozuar pas takimit të Putinit me Donald Trump në Alaska.
Turqia është cilësuar si një nga vendet e mundshme për bisedime dypalëshe midis Rusisë dhe Ukrainës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
