Kërcënim me bomba në stacionet kryesore hekurudhore të Vjenës

3 Tetor 2024, 16:15 / BOTA ALFA PRESS

Kërcënim me bomba në stacionet kryesore hekurudhore të
Disa stacione treni në Austri janë detyruar të mbyllen si përgjigje ndaj kërcënimeve për bomba në ditët e fundit, tha një zëdhënës i policisë. ”Kërcënimet deri më tani kishin shënjestruar stacione në kryeqytetet shtetërore. Ne po e marrim këtë shumë seriozisht”, theksoi zëdhënësi.

Kërcënimet u bënë të mërkurën në mbrëmje në lidhje me stacionet e Sait Polten, Salzburg dhe Klagenfurt, të martën në stacionin kryesor të Linzit dhe të hënën në stacionin kryesor të Grazit.

Të gjitha stacionet duhej të mbylleshin dhe trafiku i trenave u pezullua për disa orë.

Kërcënimet kanë mbërritur në polici përmes emaileve ku thuhej se mund të shpërthente eksploziv në stacionet përkatëse.

Autoritetet e shërbimit sekret kombëtar po hetojnë serinë e kërcënimeve. Kompania shtetërore austriake hekurudhore (OBB) nuk pranoi të komentojë.

Po ndodh...