Kërcënimet me bombë, disa qendra në Atlanta kërkojnë shtyrje të orarit të votimit
Në qarkun e Fultonit në Xhorxha, autoritetet pritet të kërkojnë një urdhër gjyqësor për të zgjatur orarin e votimit në disa qendra të caktuara që u prekën nga kërcënime me bombë, të cilat nuk janë konsideruar të besueshme nga FBI.
Sipas një burimi të njohur me këtë kërkesë, disa nga këto qendra mund të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:30, sipas kohës lokale, raporton A2.
Po ashtu, dy qendra votimi në qarkun Cobb do të qëndrojnë të hapura deri në orën 7:20 pasdite, ndërsa një qendër tjetër në qarkun Gwinnett mund të kërkojë një zgjatje të orarit deri në orën 20:00.
Ky ndryshim do të shtynte një orë afatin e raportimit të rezultateve, megjithatë shumica e qendrave pritet të dërgojnë rezultatet deri në orën 19:00, siç ishte parashikuar fillimisht, përcjell A2.
Kërcënimet me bombë, të cilat u morën në disa qendra votimi të rajonit të Atlantës, nuk janë konsideruar të vërteta, por ato shkaktuan ndërprerje të përkohshme në procesin e votimit.
Autoritetet kanë ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar që votimi të vazhdojë në mënyrë të sigurt dhe pa probleme në vijim.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128