
“Kërkesa për marrjen e Groenlandës, e paprecedentë në histori”, Lubonja: Ja vizioni që ka Donald Trump për Evropën

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Open,” ka komentuar deklaratat e presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump, mbi mundësinë e zgjerimit të territorit amerikan përmes marrjes së ishullit të Groenlandës.
Sipas Lubonjës, kjo qasje është në përputhje me stilin provokativ të Trump dhe vizionin e tij unik për marrëdhëniet globale.
“Problemi me Groenlandën është se ajo është pjesë e Evropës Perëndimore dhe Danimarkës, e cila, si pjesë e NATO-s, ndan aleancën me SHBA. Nuk ka ndodhur më parë që një shtet i NATO-s të kërcënojë një tjetër shtet të aleancës,” theksoi ai.
Lubonja vuri në dukje se vizioni i Trump për Evropën nuk përkon me atë tradicional të bashkimit euro-atlantik që shqiptarët kanë njohur deri tani. “Trump nuk e sheh Evropën si një bashkësi të unifikuar me SHBA-në, por si shtete të vogla, që shpesh nuk i përfill, duke vënë në plan të parë primatin e SHBA-së dhe interesat e saj ekonomike,” shtoi ai.

Një herë për Berishën tani për veten, "8 Janari" i dytë i Ramës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128