
Kompanitë e makinave “në arenë”/ BYD 107 mld dollarë të ardhura për vitin 2024, Tesla në vështirësi,

Ka tre shkronja që i mbajnë demat e Teslës zgjuar natën: BYD, "Build Your Dreams" prodhuesi kryesor i makinave në Kinë.
Ai po fiton me shpejtësi hapësirë në tregun global, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara, për shkak të kufizimeve tregtare në importet kineze.
Të hënën, BYD raportoi 107 miliardë dollarë të ardhura për vitin 2024 duke kapërcyer nivelin e 100 miliardë dollarëve për herë të parë dhe duke përmirësuar të ardhurat vjetore përballë Teslës me rreth 10 miliardë dollarë.
Këto të dhëna erdhën pasi BYD ka zbuluar një sistem ne baze te se cilit synohet pas vetëm 5 minutash karikim makina të bëjë 400 km distancë. Nga ana tjetër Tesla po përjeton një krizë.
Shitjet globale ranë vitin e kaluar për herë të parë ndonjëherë, dhe ky vit nuk po duket edhe aq premtues. Konkurrentët po hanë edhe nga pjesë të saj në treg.
Produktet kryesore të Tesla-s nuk kanë pasur përditësime të rëndësishme prej vitesh dhe një model me kosto të ulët i premtuar prej kohësh nuk është realizuar ende.
Në një intervistë në vitin 2011, ElonMusk e hodhi poshtë pyetjen e një intervistuesi të Bloomberg në lidhje me prodhuesin kinez të makinave.
"A e keni parë makinën e tyre?" pyeti ai në mënyrë retorike. Por duket se situate nuk është më ajo e afro një dekadë e gjysmë më parë.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128