
Reali ‘mbyll’ marrëveshjen me mbrojtësin e Liverpool-it

Real Madridi mund të jetë pranë mbylljes së marrëveshjes me përforcimin e parë të sezonit të ri.
Sipas ‘The Athletic’, ‘Los Blancos’ po punojnë për të finalizuar transferimin e Trent Alexander-Arnold.
Mbrojtësi i krahut dhe ndërkombëtari anglez, 26 vjeç, është në vitin e fundit të kontratës me Liverpool-in.
I njëjti burim raporton se madrilenët do të njoftojnë klubin anglez sapo marrëveshja të jetë mbyllur, diçka që ende nuk ka ndodhur.
Real Madrid po përpiqet ta bindë mbrojtësin të transferohet në kryeqytetin spanjoll që nga janari.
Nëse marrëveshja konfirmohet, Trent Alexander-Arnold do të përjetojë për herë të parë një aventurë jashtë vendit dhe larg Liverpool-it, klubit ku ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij.
Këtë sezon, anglezi ka shënuar tre gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 39 ndeshje me Liverpool-in.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128