Korea e Jugut, shirat shpresa për fikjen e zjarreve shkatërrimtare

28 Mars 2025, 21:36 / BOTA ALFA PRESS

Korea e Jugut, shirat shpresa për fikjen e zjarreve shkatërrimtare

Shiu dhe temperaturat më të ulëta po ndihmojnë ekipet zjarrfikëse të Koresë së Jugut teksa po luftojnë me zjarret shkatërruese që kanë goditur vendin.

Zjarret e shumta, të cilat kanë vrarë 28 njerëz dhe kanë rrafshuar sipërfaqe të mëdha toke në juglindje javën e kaluar, u kufizuan deri në 85% që nga mëngjesi i së premtes, tha shefi i Shërbimit Pyjor të vendit.

Ai tha se autoritetet do të ndërmarrin përpjekje të gjithanshme për të shuar flakët e mbetura duke çuar më shumë helikopterë dhe zjarrfikës në zona.

Flakët kanë shkatërruar mijëra shtëpi, fabrika, automjete dhe struktura të tjera.

Banorët po qëndrojnë në strehimore të përkohshme në vende si shkolla dhe palestra, por zjarri u afrua rrezikshëm edhe te disa prej tyre.

Zjarret kanë djegur 47,860 hektarë tokë, kanë detyruar më shumë se 30,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre që nga e premtja e kaluar.

Zjarret janë shkaktuar nga erërat e forta dhe moti i thatë, por ekspertët thonë se ndryshimet ktimatike i bëjnë katastrofa të tilla më të shpeshta dhe më të rënda.

 

Po ndodh...