"Krishtlindjet do të jenë më 1 tetor!" Vendimi i Maduros për të harruar tensionet me SHBA-në

Krishtlindjet vijnë herët në Karakas dhe kjo nuk ka të bëjë fare me temperaturat. Përkundrazi, Nicolas Maduro, presidenti i Venezuelës, ka vendosur t'i çojë festat e Krishtlindjeve më shpejt, duke përsëritur një traditë që ka qenë në modë për disa vite. Udhëheqësi i vendit të Amerikës së Jugut e bëri njoftimin drejtpërdrejt në televizionin kombëtar gjatë programit të tij "Con Maduro +", të transmetuar në televizionin shtetëror. Në vitin 2025, ai do ta transformojë përsëri 1 tetorin në 25 dhjetor. Sipas tij kjo zgjedhje bëhet për të "mbrojtur të drejtën e popullit venezuelian për gëzim, lumturi dhe kulturë".
Që kur erdhi në pushtet në vitin 2013, trashëgimtari i Hugo Chavez i ka ndryshuar vazhdimisht festat sipas dëshirës. Maduro siguron se edhe këtë herë, se afrimi i Krishtlindjeve është thjesht mënyra e tij për t'i bërë "homazh" popullit, sikur të ishte një formë e thjeshtë falënderimi. Por realiteti duket disi ndryshe, të paktën duke gjykuar nga koha e vendimeve të caktuara.
Dymbëdhjetë muaj më parë, u mor vendimi për të afruar festat e Krishtlindjeve në fillim të tetorit me qëllimin e shprehur të qetësimit të tensioneve. Karakasi dhe rrethinat e tij ishin një fuçi baruti pas protestave të ashpra popullore të shkaktuara nga rezultatet e diskutueshme të zgjedhjeve presidenciale të 28 korrikut 2024. Megjithatë, këtë vit, vendimi duket se është ndikuar nga tensionet e fundit me Shtetet e Bashkuara, të cilat Maduro shpreson t'i bëjë venezuelianët të harrojnë, duke imponuar një atmosferë festive.
Shumë venezuelianë heshtin nga frika e hakmarrjes, por herë pas here ndonjë zë kundërshtues arrin të ngrihet në protestë. Vitin e kaluar, Kisha deklaroi autonominë e saj për të sfiduar vendimin për të sjellë Krishtlindjet më shpejt, përmes Konferencës Episkopale Venezueliane (CEV): "Krishtlindja është një festë universale. Mënyra dhe koha e festimit të saj janë përgjegjësi e autoritetit kishtar. Kjo festë nuk duhet të përdoret për propagandë specifike ose qëllime politike".
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


