Kryeministri polak pëson incident, Donald Tusk përfundon me paterica pasi tentoi të bënte ski

25 Shkurt 2025, 16:09 / BOTA ALFA PRESS

Kryeministri polak pëson incident, Donald Tusk përfundon me paterica

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka pësuar një incident teksa shijonte fundjavën duke bërë ski me nipërit e tij.

Në një reagim në “X”, Tusk postoi një video të tij duke qëndruar në dy paterica, teksa dukej edhe këmba e majtë e fashuar.

“Duhej të ishte një fundjavë ëndrrash. E kam planifikuar gjashtë muaj më parë. Dy ditë ski me nipërit e mi. Nipërit thanë: “Na trego si bën ski, gjysh”. “Kështu që vendosa t’i tregoja, por…” shprehet kryeministri polak.

Përveç kësaj, ai ka sqaruar se duhet të vazhdojë lëvizjen me paterica për disa ditë.

“Këto mjete, paterica dhe të drejtë do të më shoqërojnë për ditët në vijim. Por unë do të vazhdoj të punoj. Sigurisht, nuk do të marr pushim mjekësor”, tha Tusk.

Po ndodh...