
Londër/ I riu qëndroi mbi dy orë në kullë, policia pezullon kalimin në Tower Bridge pas incidentit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Londër ku një i ri është ngjitur në urën e fashme të qytetit, Tower Bridge.
Sipas raportimeve, i riu qëndroi mbi 2 orë mbi urë pavarësisht negocimeve me policinë. Rreth orës 13, i riu pranoi të zbriste nga ura. Policia ndërkohë mori masat duke mbyllur përkohësisht kalimin mbi urë.
Kjo ndërprerje pasoi një incident të shtunën, kur një tjetër person kaloi më shumë se 16 orë i ngjitur në Kullën Elisabeth në qendër të Londrës. Ura Westminster u mbyll gjithashtu gjatë këtij incidenti, ndërsa shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje.
Pas këtij incidenti, Kryetari i Dhomës së Komunave, Sir Lindsay Hoyle, kërkoi një rishikim të sigurisë për të siguruar që “mësime të merren” dhe falënderoi ata që ndihmuan për të zgjidhur situatën në mënyrë të sigurt.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128