Zelensky falënderon aleatët europianë për mbështetjen: Paqja është qëllimi ynë i përbashkët

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zeleknsky, i cili aktualisht ndodhet në Arabinë Saudite, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke falënderuar aleatët europianë për mbështetjen e tyre.
Zelensky tha se pozicionet e forta në vijën e parë dhe diplomacia e fortë duhet të punojnë së bashku për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
Ai theksoi se “nën udhëheqjen e SHBA dhe në bashkëpunim me të gjithë Evropën”, paqja arrihet.
“Gjatë javëve të fundit, vendet evropiane kanë marrë dhjetëra vendime për të rritur mbështetjen për Ukrainën.
Pozicionet e forta në vijën e parë dhe diplomacia e fortë duhet të punojnë së bashku për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
Nën udhëheqjen e SHBA dhe në bashkëpunim me të gjithë Evropën, kjo është absolutisht e arritshme. Paqja është qëllimi ynë i përbashkët.
Ne u jemi mirënjohës të gjithë partnerëve që, së bashku me Ukrainën, sjellin paqen më afër për të gjithë njerëzit tanë çdo ditë”, tha Zelensky.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





