Lufta mes Izraelit dhe Hamasit/ 23,469 të vdekur në Gaza, mbi 59,000 të plagosur
11 Janar 2024, 15:58 / BOTA

Të paktën 23,469 palestinezë janë vrarë dhe 59,604 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, njoftoi sot ministria e shëndetësisë e enklavës palestineze.
Izraeli ka nisur një ofensivë tokësore, ajrore dhe detare në Rripin e Gazës në përgjigje të sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Nga ofensiva izraelite në Gazë, ku jetojnë 2.3 milionë banorë, shumica e banorëve janë larguar dhe ndërtesat janë shndërruar në gërmadha.
Popullsia atje po përballet me mungesë të ushqimit, ujit dhe ilaçeve.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


