Lufta në Gaza/ 93 të vrarë nga sulmi izraelit në një shkollë, SHBA dënon sulmin: Shmangni viktimat civile

11 Gusht 2024, 17:47 / BOTA ALFA PRESS

Lufta në Gaza/ 93 të vrarë nga sulmi izraelit në një

Një sulm izraelit goditi një shkollë në qytetin e Gazës dje. Autoritetet shëndetësore palestineze raportojnë 93 viktima, duke përfshirë 11 fëmijë dhe 6 gra. Hamasi thotë se masakra përfaqëson një përshkallëzim të rrezikshëm. 

Por, Izraeli e justifikon sulmin duke thënë se në shkollën që u sulmuan strehoheshin militantë të Hamasit. Sipas Izarelit bilanci i viktimave nga Hamasi është i ekzagjeruar, dhe sipas tyre kanë vrarë 20 militantë të Hamasit. 

Sulmi ajror i së shtunës është kritikuar nga fuqitë perëndimore dhe rajonale, me Egjiptin që tha se tregoi se Izraeli nuk kishte dëshirë të arrinte një armëpushim ose t'i jepte fund luftës në Gaza.

I tmerruar nga imazhet,’ shkroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në X. 

‘E papranueshme’, thotë ministri i Jashtëm , italian, Antonio Tajani. 
Edhe Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris ka dënuar humbjen e jetës së civilëve dhe përsëriti thirrjet për një marrëveshje pengjesh dhe një armëpushim. 

Harris tha se Izraeli kishte të drejtën të "ndiqte Hamasin", por gjithashtu ka "një përgjegjësi të rëndësishme" për të shmangur viktimat civile.

Ministria e Jashtme e Katarit e cilësoi sulmin si një “masakër të tmerrshme”.

Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari kanë planifikuar mbajtjen të enjten të një raundi të ri bisedimesh për armëpushim në Gazë, ndërsa shtohet shqetësimi për një zgjerim të konfliktit që mund të përfshijë Iranin dhe grupin libanez Hezbollah.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka thënë se nuk do t’i japë fund luftës derisa Hamasi të mos përbëjë më kërcënim për izraelitët, tha se do të dërgonte një delegacion.