
Lufta në Gaza, Macron në samitin e Kajros: Të kthehet menjëherë armëpushimi. Rendi dhe siguria të menaxhohen nga...

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, presidenti i Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi dhe mbreti Abdallah i Jordanisë në një deklaratë të përbashkët kanë kërkuar kthimin menjëherë të armëpushimit në Gaza
Pas punimeve të samitit të Kajros, deklarata 3-palëshe thekson se “qeverisja dhe ruajtja e rendit dhe sigurisë në Gaza, si dhe në të gjithë territoret palestineze, duhet të jetë ekskluzivisht nën patronazhin e një Autoriteti Kombëtar Palestinez”, PNA, të forcuar dhe duke gëzuar mbështetje të fortë rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.
Presidenti francez mbërriti të dielën në mbrëmje për vizitë në Kajro. Kurse të martën Macron dëshiron të udhëtojë pranë Rripit të Gazës. Sipas Pallatit Elysée, ai planifikon një takim me punonjësit humanitarëpol në qytetin Al-Arish për të nënvizuar mbështetjen e tij për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit. Arish ndodhet rreth 50 kilometra nga Rripi i Gazës dhe është një pikë e rëndësishme kalimi për dërgimin e ndihmave në territorin palestinez.

Kush fut duart në zgjedhje, s'ka Ramë e Berishë ta mbrojë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128